Lajme

Gruda, PDK: Kosova e themeloi Gjykatën Speciale me besimin se do të ofronte drejtësi evropiane

11 orë më parë
nga:G C

Përparim Gruda i PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që nuk e lejoi ish-presidentin Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, raporton GazetaBlic.

Gruda e ka cilësuar këtë vendim si jokushtetues dhe joligjor, duke theksuar se Kosova e ka themeluar këtë gjykatë me shpresën për drejtësi evropiane.

Ai ka kritikuar ashpër veprimet e Speciales, duke thënë se ato nuk kanë asnjë lidhje me standardet e një gjykimi të drejtë dhe se përbëjnë një persekutim të pastër, që është krejtësisht i papranueshëm.