Lajme

Gruda, PDK: Albulena Haxhiu manipulon publikisht në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve

02/14/2023 14:19
nga:Y I

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e noterëve.

Gruda thotë se megjithëse e njëjta vendimin e gjykatës e paraqet si fitore të saj e vërteta është ndryshe.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktgjykimin e saj A.nr.529/2020, të datës 1 shkurt 2022, e kishte aprovuar në tërësi si të bazuar kërkesëpadinë e paditësve, duke vërtetuar se procesi i dhënies së provimit të noterisë kishte qenë i ligjshëm dhe i drejtë, dhe se vendimi i Ministres Haxhiu për anulimin e këtij procesi kishte qenë i paligjshëm.Krejt çfarë Gjykata e Apelit ka vendosur në këtë vendim që ministrja e paraqet si fitore të saj, është refuzimi i ankesës vetëm lidhur me propozimin e disa paditësve për dhënien e aktgjykimit plotësues, përmes të cilit paditësit kanë kërkuar që të detyrohet ministrja të vazhdojë me procesin e emërimit të kandidatëve për noterë, por duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte rrezuar vendimin e ministres Haxhiu” shpjegon Gruda raporton Gazeta Blic.

Tutje Gruda i ka bërë thirrje Haxhiut të mos tentojë të manipulojë me vendimet e gjykatës.

Reagimi i plotë: