Lajme

Gruda pas vizitës te Thaçi në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

08/19/2026 17:26
nga:Genita C

Përparim Gruda ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ai ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh, raporton GazetaBlic.

Gruda ka vlerësuar lart gjendjen e Thaçit, duke e cilësuar kthjelltësinë, intuitën dhe forcën e tij si të jashtëzakonshme.

Ai ka shprehur bindjen se 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.