Lajme

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin

08/24/2026 09:00
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kundërshtuar bllokimin e Kuvendit dhe ka kërkuar thirrjen e seancës konstituive, raporton GazetaBlic.

Gjatë një aksioni para Qeverisë, ai akuzoi Albin Kurtin për bllokim institucional dhe paralajmëroi protesta më masive nëse kriza nuk zgjidhet.

“Ne sot po provojmë me një metodë që e bën një shoqëri normale. Ne jemi një shoqëri e lirë, dramat, përplasjet i kemi kaluar, i kemi vuajtur rëndë. Protestimi në këtë formë paqësore, është për të ngritur një alarm që në një moment këtu mund të ketë shumë njerëz të cilët edhe mund të jenë të revoltuar. Prandaj, edhe sot i bëjmë thirrje deputetit Albin Kurti që ta lejoj deputetin Avni Dehari që ta thërras seancën e Kuvendit të Kosovës sepse ky është një absurd të cilin ne nuk e pranojmë”, ka shtuar Gruda.