Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka ngritur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë tash e katër vjet.
Gruda tha në “Presisng” se zgjatja e këtij paraburgimi përbën shkelje të të drejtave themelore dhe cenon Kushtetutën e Kosovës si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është e zbatueshme në Kosovë, nuk lejojnë të ketë paraburgim kaq të gjatë. Ky është burg. Kur e mbajnë njeriun mbi katër vjet është burg. Ata janë në paraburgim, prezumohen të pafajshëm. Për me tepër nuk lejojnë me u liru as pasi e ka paraqitë prokuroria pjesën e vetë”, deklaroi Gruda.
“Ma gjeni një rast, kur mundet me ndodhë që katër vjet mbahen në paraburgim, kjo është shkelje e Kushtetutës e Konventës e Jurisprudencës së Strasburgut”, shtoi ai.


