Lajme

Gruda dorëzon kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive

08/13/2026 09:15
nga:L J

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e PDK-së kanë dalë në orët e mëngjesit para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rreth orës 07:30, ku kanë pritur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe më pas kanë mbajtur konferencë për media.

Pas konferencës, deputetët e PDK-së janë zhvendosur në Kuvend, ku po vazhdojnë aksionin e tyre lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislativit.

Në kuadër të këtij aksioni, Gruda ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive, duke kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë.

PDK-ja ka kritikuar zvarritjen e procesit të konstituimit dhe ka kërkuar që Kuvendi të funksionalizohet dhe të zgjedhen organet e tij.