Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën mijëra vota prapa në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt dje.
“Mos e harroni adapterin!”, ishte një nga postimet e Grubit në Facebook mbrëmë.
Ai s’e fshehu entuziazmin që ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kandidati për president i Frontit Europian të udhëhequr nga BDI-ja, sipas rezultateve të para doli i treti në garë me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.