Lajme

Grubi: Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit

02/28/2023 14:34
nga:Gazeta Blic

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut ka përgëzuar pranimin e propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai e ka cilësuar si një hap me rëndësi për stabilitetin e rajonit.

“Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit”, ka shkruar Grubi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Grupi gjithashtu është shprehur i hapur që takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq do të mbahet më 18 mars në Shkup për ” vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë”.