Lajme

Gruaja raporton se u dhunua nga burri me të cilin bashkëjetonte prej 4 muajsh

07/27/2024 08:35
nga:Sh R

Një grua në Obiliq ka raportuar se personi me të cilin bashkëjetonte prej 4 muajsh e ka kanosur dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Në raportin e përditshëm të policisë, thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor teksa i dyshuari pasi është arrestuar është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

“Me 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për egazminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.