Lajme

Gruaja nga Prishtina raporton në Polici se dikush ia keqpërdori 20 mijë euro nga llogaria për blerje online

05/20/2022 09:52
nga:Astrit Gashi

Një grua nga Prishtina ka raportuar për një rast mashtrimi në Polici.

Sipas saj, një person nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur 20 mijë euro, duke kryer blerje online/

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport