Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar një rast i kanosjes së një femre përmes rrjeteve sociale.
Viktima ka njoftuar se ka pranuar mesazhe kërcënuese në llogaritë sociale facebook dhe instagram nga llogari të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
“Rr. Xhorxh Bush , Prishtinë, 15/17.05.2021 -00:00-24:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ka pranuar mesazhe kërcënuese në llogaritë sociale facebook dhe instagram nga llogari të ndryshme. Rasti nen hetime” thuhet në raport.


