Një rast i dhunës në familje në Podujevë është raportuar në Polici, raporton Gazeta Blic.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit
Të njëjtit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 18.05.2021-19:35. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit, të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar-e, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.


