Lajme

Gruaja nga Deçani ushtron dhunë fizike ndaj një burri, arrestohet nga Policia

08/22/2023 09:30
nga:G B

Një grua është arrestuar mbrëmë në Deçan pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një burri.

Përmes raportit 24-orësh, Policia bën të ditur se, si pasojë viktima kishte pësuar lëndime trupore, përcjell teve1.info

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.