Lajme

Gruaja nga Deçani e sulmon kunatën dhe demolon shtëpinë

12/20/2021 10:11
nga:Gazeta Blic

Policia në Deçan ka arrestuar një grua e cila e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, ka fyer familjarët tjerë dhe ka demoluar shtëpinë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia.

E dyshuara ka demoluar shtëpinë, ka fyer familjarët dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Deçan, 19.12.2021-10:23. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe e njëjta pasi ka demoluar shtëpinë, ka fyer familjaret dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.