Lajme

Gruaja në Vushtrri rrahet nga një burrë, i lëshohet urdhëri mbrojtës

10/04/2024 10:39
nga:Sh R

Është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka rrahur një grua, së cilës i është lëshuar urdhëri mbrojtës.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”.

“Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhëri mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.