Lajme

Gruaja në Mitrovicë raporton se është sulmuar nga burri për arsye xhelozie, i dyshuari gjendet në arrati

05/03/2023 09:47
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka informuar se për arsye të xhelozisë, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 12:15, në Mitrovicë dhe është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima femër kosovare ka informuar se për arsye të xhelozisë, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.