Një femër është arrestuar dje në Isniq të Deçanit.
Kjo pasi që e njëjta dyshohet që gjatë manovrimeve me një revole, është lënduar në dorë.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit ajo është liruar.
Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime.
“Fsh.Isniq, Deçan 03.06.2022 – 16:00. E dyshuara femër kosovare dyshohet se gjatë manipulimit me revole është lënduar në dorë. E dyshuara është arrestuar, më pas me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.


