Lajme

Gruaja merr lëndime të rënda pasi sulmohet nga qentë endacakë

09/27/2023 17:58
nga:Sh R

Një grua është sulmuar nga qentë endacakë afër Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa gruaja ka pësuar lëndime të rënda.

Kjo u bë e ditur nga Albenita Gashi, e cila tha se është familjare e viktimës.

“Çdo lloj kafshimi i qenit ka potencial për infeksion në gjak dhe mund të jetë potencialisht edhe fatale në varësi të ashpërsisë së kafshimit. Nëse unë e ti nuk e ngrejmë zërin për këtë shqetësim, organet përgjegjëse nuk lëkunden fare”, tha ajo.