Cool

Gruaja lakuriq thyen një lokal, ndërhyn policia

06/07/2021 12:42
nga:Q R

Ky është momenti kur një grua e zhveshur ka shkatërruar një lokal në Florida, para se policia të ndërhynte duke e qëlluar me një armë që të trullos.

“Daily Mail” shkruan se është fjala për 53-vjeçaren, Tina Kindred, e cila ishte “jashtë kontrollit”, kur bëri gjestin e papritur.

Zyra e policisë lokale ka njoftuar se pasi e kanë qëlluar, e kanë dërguar në paraburgim.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, Kindred shihet teksa qëndron nuk në banakun e lokalit dhe nis e hedh në tokë të gjitha gjërat.

Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur në Outback Steakhouse, ndërsa më herët ajo kishte bërë të njëjtin incident edhe në Mojo Grill.