Lajme

Gruaja godet me veturë zyrtarin policor, i shkakton lëndime trupore

11/26/2022 09:28
nga:Y I

Një grua ka goditur me veturë këmbësorin zyrtar policor, përderisa po voziste në rrugë Nacionale, në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.