Një burrë dje në fshatin Cërrnicë të Gjilanit është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij.
Siç bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, njofton Policia.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.


