Lajme

Gruaja e Rexhep Selimit viziton familjen Krasniqi në dy vjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit

11/04/2022 21:10
nga:Y I

Gruaja e Rexhep Selimit dhe njëherësh deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi e ka vizituar familjen Krasniqi, në dy vjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit.

Mehmeti Selimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi me Sevdije Krasniqin, gruan e Jakup Krasniqit dhe dy vajzat e tij.

“Pranë zonjës Sevdije dhe familjes së sajë në dy vjetorin e arrestimit të z.Jakup Krasniqi”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.