Turizem

Gruaja e raporton në polici burrin që lëshoi gazra pasi ajo refuzoi të kryente marrëdhënie me të

05/24/2021 10:55
nga:G C

Një burrë u raportua në polici për një ‘pordhë hakmarrjeje’ sepse një grua nuk donte të bënte seks me të.

Gruaja pretendon se ai erdhi në shtëpinë e saj duke dashur seks, por kur ajo e refuzoi, ai bëri pordhën dhe u largua.

Ajo raportoi aktin me erë në polici të dielën pasi pretendoi se ‘ia prishi paqen e mendjes’.

Raporti pretendon se dyshja, të cilët nuk u emëruan, kishin diskutuar për marrëdhënie seksuale më parë, por kur ai u paraqit në shtëpinë e saj në Laholm, qarku Hallan, në Suedinë jugperëndimore, ajo tha se nuk donte.

Gruaja, e cila nuk është në një lidhje me të akuzuarin, pretendon se ai u zemërua kur ajo hodhi poshtë përparimet e tij seksuale dhe pordhi para se të largohej, njoftoi Hallansposten.

Ajo tha në raportin e saj të policisë: “Kishte erë shumë të keqe në banesën time”.

Një zëdhënës i policisë tha se ata ishin të detyruar të shqyrtonin të gjitha raportet dhe nuk po e ndjekin çështjen më tej, transmeton Klan Kosova.