Lajme

Gruaja e Navalny-t: Putini nuk është politikan, ai është gangster

03/13/2024 14:46
nga:N K

E veja e Navalny thotë se Putini është një ‘gangster’ – dhe Perëndimi duhet të refuzojë të njohë zgjedhjet

Gruaja e Alexei Navalny thotë se Vladimir Putin nuk është një politikan, por një “gangster” fitorja e pashmangshme e të cilit në zgjedhje nuk duhet të njihet ndërkombëtarisht.

Në një artikull të Washington Post, Yulia Navalnaya tha se asaj nuk i kishte mbetur “asnjë zgjidhje” veçse të vazhdonte punën e burrit të saj të ndjerë, një kritik i shquar i Kremlinit, i cili tha se u vra me “urdhrin e drejtpërdrejtë të Putinit”.

Në artikull, ajo e përshkroi presidentin rus si “udhëheqësin e një grupi mafioz” që shijon dhunën dhe luksin.

Dhe ndërsa ai nuk ka mbështetje unanime në Rusi, ka ende shumë në Perëndim që “kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij”, tha ajo.

“Putini nuk është një politikan, ai është një gangster. Alexei Navalny u bë i famshëm në Rusi dhe i urryer nga Putini pikërisht sepse, që nga fillimi i luftës së tij, ai e përshkroi hapur Putinin dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin kapur dhe përdorur pushtetin vetëm për pasurimin dhe përmbushjen e ambicieve të tyre personale”, tha Navalnaya, shkruan Skynews.