Influencuesja Linda Andrade ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale me stilin e saj luksoz të jetesës, ndërsa së fundmi ka treguar edhe gjërat që i ka blerë për vogëlushin e saj.
Ajo jeton në Dubai me bashkëshortin e pasur ndërsa në muajin shkurt është bërë nënë e një vajze. Ajo ka më shumë se një milion ndjekës vetëm në TikTok.
Në video shohim një biberon të artë me vlerë 3000 dollarë, si dhe karrocën e bebeve të Dior, çmimi i së cilës është 6000 dollarë.
@lionlindaa gold digger mommy✨✨ #millionaire #mom #rich ♬ Habibi (speed up) – Lanceas & RaiderXD
“Nuk ka asgjë të zakonshme në këtë shtëpi”, tha Linda, duke treguar se ka shpenzuar 10 mijë dollarë për të dekoruar dhomën e fëmijëve.
Megjithatë, koleksioni më tërheqës i çantave luksoze, të blera për të porsalindurin, kushton mbi 18 mijë dollarë.
Nëna më tutje shpjegoi se “bizhuteritë janë më të rëndësishme për mua sesa arsimimi i saj, sinqerisht”.
Videoja është parë më shumë se 8.8 milionë herë dhe ka shkaktuar një ortek komentesh.