Sporti

Gruaja e lojtarit ukrainas trondit të gjithë: Nuk mund të jem me dikë që fiton më pak se 10 mijë euro në muaj

03/28/2024 10:44
nga:Lorik J

Oleksandr Zubkov arriti të kualifikohej në Kampionatin Evropian me kombëtaren e Ukrainës, por pas suksesit të madh, në qendër të vëmendjes ishte bashkëshortja e tij Anna, e cila mori kritika të ashpra nga publiku për atë që tha në media.

Ukrainasit arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian përmes Play Offit. Fillimisht në Zenicë pas një kthese mundën 2:1 kombëtaren e Bosnjës dhe me të njëjtin rezultat në finalen e dy ditëve më parë mundën Islandën. Zubkov luajti në Zenicë nga minuta e parë, dhe kaloi 75 minuta në fushë, por sulmuesi i Shakhtarit nuk pati mundësi të luajë në ndeshjen finale kundër Islandës dhe të gjithë ndeshjen e ka ndjekur nga pankina.

Ukraina po feston një rezultat fantastik dhe kualifikim në Kampionatin Evropian, gjë që i ka gëzuar shumë banorët e atij vendi, pavarërisht gjithçkaje që po ndodh atje prej kohësh.

Megjithatë, gruaja e Zubkov, Anna, papritur pas ndeshjes u gjend në qendër të vëmendjes, për shkak të asaj që tha për një revistë lokale.

Kjo modele e famshme ukrainase njihet për deklaratat interesante që shpesh bën në media. Ajo deklaroi publikisht se nuk mund të ishte kurrë me dikë që fiton shumë pak dhe se për të kufiri më i ulët është që i dashuri i saj të fitojë të paktën 10 mijë euro në muaj.

“Unë kurrë nuk mund të jem me një burrë që nuk fiton shumë para ose ka rrogë të ulët. Çfarë rroge është normale për burrin tim? Le të themi se më e ulëta që do të pranoja është 10 mijë euro”, tha Anna.

“Unë shpenzoj të paktën 3000 euro në muaj. Unë nuk blej asgjë të shtrenjtë për veten time, sepse burri im kujdeset për të,” shtoi ajo.

Para se të njihej me Zubkov, ish-modelja punonte në një institut farmaceutik. Por kur u takua me lojtarin e Shakhtarit, jeta e saj ndryshoi krejtësisht. Për shkak të kësaj, shumë e kanë inat që tregon publikisht luksin në të cilin jeton dhe mburret me paratë që ka i dashuri. Publiku në Ukrainë e kritikon shpesh për këtë dhe i thotë se këto nuk janë paratë që ajo ka fituar dhe se nuk ka nevojë për paraqitje të tilla publike.

/GazetaBlic Sport