Lajme

Gruaja e gjen burrin pa shenja jete në Prizren

03/11/2022 09:07
nga:Mergim Rreci

Një grua në Prizren ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj.

Policia bën me dije se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.