Kupa e Botës 2022

Gruaja e Agim Ramadanit në 25-vjetorin e rënies së tij: Murana jote jam unë

04/11/2024 09:40
nga:G C

Gruaja e heroit, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së tij, raporton GazetaBlic.

Ramadani përmes një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se, në përvjetorin e 25-të të rënies së tij, murana e Agimit, është ajo.

“Në përvjetorin tënd të 25, murana jote jam unë. Rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot t’i pastrova e gjakun me u tha se lash si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Në përvjetorin tënd të 25
Murana jote jam unë
Rrobat ti palova si dhimbjet e mia,
me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!
Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!
Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim.
Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.
Me duart që mi puthje aq shpesh, sot , zgjedhi lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë!
Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë!
Zgjohu,se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!