Sporti

Gripshi pas ndeshjes: Kemi punuar gjithë javën për këtë fitore, na duhej në këtë moment

07/25/2023 23:13
nga:L J

Nazmi Gripshi, autori i golit të tretë në fitoren e Ballkanit 3-0 ndaj Larne u shpreh i lutmur me fitoren e ekipit të tij sonte në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Gripshi tha se skuadra e tij luajti shumë mirë dhe se për këtë paraqitje punuan intensivisht tërë javën, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ishte ndeshje e vështirë, por e rëndësishme që u kthyem tek fitorja dhe loja jonë më e mirë. Kundërshtari mbrohej me lojtarë, ne ishim të shpejtë me topin dhe ia arritëm qëllimit. Kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë”, tha fillimisht Gripshi për SuperSport.

“Pas golit të tretë na ra pak ritmi, sepse 3-0 është rezultat komod dhe menduam që ta mbajmë topin sa më shumë dhe të mos hargjojmë shumë energji”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport