Showtime

Grimz publikon një ‘freestyle’, thyen rrjetin brenda pak orëve

10/31/2022 15:11
nga:Genita C

Reperi Grimz ka publikuar një ‘freestyle’ të titulluar “MAD”, raporton GazetaBlic.

Ky ‘freestyle’ i reperit Grimz ka filluar të pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ku brenda pak orëve nga publikimi ka marrë një numër të madh klikimish dhe shumë komente në Youtube.

Video është realizuar nga Fitim Krasniqi, teksti nga vet Grimz dhe producent është Pllumbi.

Ndryshe, Grimz është një nga reperët më të rinj shqiptarë, që ka një vit që është bërë pjesë e industrisë muzikore dhe sukseset për të nuk kanë të ndalur.

Më poshtë mund të dëgjoni ‘freestylin’ e ri nga ai.