Sporti

Griezmann shënon gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Atleticos ndaj Mallorcas

1 muaj më parë
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid ka siguruar një tjetër fitore të madhe në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Mallorcas, shkruan GazetaBlic Sport.

Lino dhe Griezmaan realizuan golat, duke i dhënë pikët e plota skuadrës së tij dhe duke e bërë edhe më të fortë garën për titullin në La Liga.

Goli i Griezmann ishte i jashtëzakonshëm, duke e dërguar topin mbi portierin kundërshtar nga një distancë e madhe.

Tashmë, Atletico Madrid ka 48 pikë në vendin e dytë, një më pak se Real Madridi i vendit të parë, por me një ndeshje më shumë.

/GazetaBlic Sport/