Sporti

Griezmann realizoi gol fantastik mbrëmë, mori duartrokitje nga tifozët kundërshtarë!

12/01/2024 09:03
nga:Lorik J

Atletico Madrid fitoi ndaj Valladolid 5:0 në xhiron e 15-të të La Ligës. Shënues ishin Lenglet, Alvarez, De Paul, Griezmann dhe Sorloth, por ajo që francezi bëri në minutën e 52-të ishte spektakolare.

Pas një aksioni të bukur me Alvarez, Griezmann kaloi në mënyrë briliante mbrojtësin dhe realizoi një gol shumë të bukur, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë aksion e finalizim perfekt nga Griezmann e përshëndetën edhe tifozët kundërshtar, të cilët me duartrokitje përgëzuan francezin.

Më poshtë pamjet kur tifozët kundërshtarë e duartrokasin Griezmannin: