Sporti

Griezmann pas fitores: Mbappe dhe Benzema kanë zhvilluar ndeshje fantastike sonte

10/07/2021 23:37
nga:Lorik J

Kombëtarja e Francës u kualifikua këtë të enjte në finalen e Ligës së Kombeve pas fitores ndaj Belgjikën (3-2), pas një ndeshje mahnitëse.

Antoine Griezmann theksoi rolin e dyshes Benzema-Mbappe në këtë rikthim të çmendur, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë krenar për lojtarët, grupin, stafin. Filluam mirë, pastaj patëm ulje në intensitet”, tha fillimisht Griezmann për TF1.

“Në pjesën e parë kishim momentet e duhura. Kylian dhe Karim patën një ndeshje të jashtëzakonshme. Ata shënuan, ata kanë bërë një ndryshim. Ishte një ndeshje fantastike”, përfundoi Griezmann.

/GazetaBlic Sport