Sulmuesi francez, Antoine Griezmann duket të jetë i lumtur te Atletico Madrid.
Griezmann ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe më tutje te ekipi nga kryeqyteti spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.
31 veçari është i huazuar nga Barcelona në Atletico Madrid deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, Atletico Madrid ka mundësinë që ta blejë kartonin e tij për 40 milionë euro.
Këtë sezon me ‘Rojiblancos’ francezi ka 34 paraqitje, ku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar pesë asistime gjithsej.
/GazetaBlic Sport.


