Kishte shpresë se Antoine Griezmann do të rikuperohej në kohë për të ndihmuar Atlético Madrid të dielën kundër Barcelonës, por kjo nuk do të ndodhë.
Sipas AS, departamenti mjekësor i Atletico Madridit e konsideron të rrezikshëm rikthimin në këtë ndeshje dhe klubi nuk duan që golashënuesi francez të pësojë një rikthim të dëmtimit të muskujve, përcjell GazetaBlic Sport.
Kalendari i Atlético Madrid është i ngarkuar dhe në shkurt ka edhe Champions League, ku do të përballet me Manchester United.
Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Barcelonë do luhet të dielën me fillim nga ora 16:15 në “Camp Nou”.
/GazetaBlic Sport/


