Realizoi dy gola në ndeshjen Francë-Finlandë dhe barazoi një rekord të madh.
Antoine Griezmann, i cili shënoi dy herë kapi shifrën e 41 golave me Francën, duke barazuar legjendën, Michel Platini, përcjell GazetaBlic Sport.
Me 41 gola për ekipin francez, Antoine Griezmann është i treti në mesin e golashënuesve më të mirë francezë, pas Thierry Henry (51) dhe Olivier Giroud (46).
David Trezeguet është i pesti në këtë renditje, me 34 gola, tre më shumë se Zinedine Zidane.
Më 1 qershor 2014, Griezmann shënoi golin e tij të parë me Blues.
/GazetaBlic Sport


