Atletico Madrid shpenzoi 20 milionë për ta rrëmbyer nga Barcelona dhe për ta rikthyer në kryeqytet pas dështimit në Blaugrana.
Antoine Griezmann i tha Movistarit se sa e vështirë ishte për të rifituar tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.
“Largimi im i lëndoi shumë tifozët. Ata më dhanë gjithçka dhe në fund u largova sepse kisha nevojë. Si tifoz, edhe unë do të isha shumë i zemëruar. E meritova. E përula veten dhe punova për t’i rifituar. Kushdo që më njeh e di se kam nevojë për dashurinë e tyre, mbështetjen e tyre për të luajtur në nivelin më të lartë“, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


