Atmosfera në kombëtaren franceze në Kampionatin Evropian 2024 nuk është aspak ideale. Në përbërjen e “trikolorëve” u shfaq një tjetër lojtar i pakënaqur me trajnerin, Didier Deschamps dhe ky është lideri shumëvjeçar i francezëve, Antoine Griezmann, raporton “Le Parisien”.
Sipas burimit, Griezmann është i pakënaqur që Deschamps nuk e përfshiu atë në formacionin titullar për ndeshjen kundër Polonisë, transmeton GazetaBlic Sport.
Futbollisti dëshiron të marrë më shumë minuta për të mbajtur veten në ton fizik dhe psikologjik. Vihet re se ka pasur një distancë mes Antoine Griezmann dhe trajnerit të kombëtares franceze.
Deschamps nuk komunikon më me Griezmann në baza miqësore dhe nuk e konsideron të paprekshëm në formacionin titullar, shkruan gjithashtu Le Parisien.
Franca pati një paraqitje jo bindëse në fazën e grupeve, duke mos përfunduar në vendin e parë dhe duke kaluar në raundin e 16-të si e dyta në grup.
/GazetaBlic Sport.