Sporti

Griezmann është i interesuar për gjigantët e Serie A

09/23/2022 21:22
nga:E K

Sulmuesi Antoine Griezmann mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali. Sipas La Gazzetta dello Sport, francezi është në radarin e Juventusit.

Klubi torinez aktualisht është duke eksploruar opsione me kosto të ulët për të forcuar skuadrën për verën e ardhshme. Përveç Griezmannit, në sferën e interesave të “zonjës së vjetër” janë edhe Marco Asensio dhe Christian Pulisic.

Duke ndërtuar plane transferimi, Juventusi para së gjithash i kushton vëmendje lojtarëve falas dhe lojtarëve me kosto të ulët. Për shkak të situatës jo të kënaqshme financiare, ekipi nga Torino duhet të kursejnë para.

Më herët u raportua se pikërisht për shkak të problemeve financiare, Juventus nuk po shqyrton ende opsionin e shkarkimit të Massimiliano Allegrit.