Sporti

Griezmann: Dua që Atletico të jetë klubi im i fundit në Evropë

12/14/2023 16:57
nga:Lorik J

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann dëshiron që ekipi i Simeones të jenë skuadra e tij e fundit e tij në Europë.

“Unë dua që Atletico të jetë klubi im i fundit në Evropë. Dhe më pas mund të shijoj futbollin në vende të tjera. Kam dëshirën të vazhdoj të luaj këtu, jam në nivelin që i duhet skuadrës”, tha sulmuesi për “Atletico Universe”.

32-vjeçari francez ka luajtur 15 ndeshje në La Liga këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë dy asistime.

Kontrata e lojtarit është deri në verën e vitit 2026.

/GazetaBlic Sport