Faza e grupeve në Kampionatin Evropian ka përfunduar dje.
Antoine Griezmann, i cili ka shënuar një gol në këtë evropian kundër Hungarisë, është sulmuesi që ka vrapuar më shumë në EURO deri më tani, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Mundo Deportivo, Griezmann, i cili ka luajtur 267 nga 270 minuta, ka vrapuar 29.9 kilometra deri më tani, dhe është përpara Robert Lewandowski (29.7), dhe ukrainasit Andriy Yarmolenko (28.7)
Ndërkaq top golashënues i këtij kompeticioni deri më tani është ylli portuguez, Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar 5 gola me Portugalinë
/GazetaBlic Sport/


