Lajme

Grida Duma flet nga zyra ku ndodhi plagosja, zbulon emrat e personave që qëlluan

04/19/2021 20:24
nga:A. R.

Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma e cila ndodhej afër selisë së PD në Kavajë ku ndodhi ngjarja e rëndë, ka folur për mediat duke dhënë dhe emrat e tre personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Ajo tha se janë aktivistë të PS, dy prej tyre policë bashkiakë. Personi që plagosi 27-vjeçarin Bledar Okshtuni është Ndriçim Jonuzi, i cili ka dy identitete dhe ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit. Jonuzi ka qenë në kërkim nga Interpol Roma për vvrasje. Dy të tjerët janë Markel Shtylla (Drejtor i Policisë Bashkiake në Kavajë) dhe Dorian Troklini.

Duma tha se e gjithë kjo bëhet për motive politike pasi sipas Rama e di që do humbasë dhe këto janë tentativat e fundit dhe të dështuara të tij për të mbajtur pushtetin.

Grida Duma: Erdhën të shohin ngjarjen nga afër. E pashë situatën pak më parë. Kjo ngjarje është me motive politike. Rama ka frikë që po humbet zgjedhet. Është turp që Rama po përdor këtë mënyrë për të fituar zgjedhjet. Janë aktivistë të PS. Nëse doni që të jenë çunat e tezes së Ramës s’di ta them këtë. Janë aktivistë të PS dhe njihen në të gjithë qytetin e Kavajës, i kemi identitetet e tyre. Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Drejtori i policisë Markel Shtylla dhe Dorian Troklini. Kanë ardhur në rrugë kanë dashur vetë të kërkojnë pretekst sherri, hiq makinën lëviz makinën, hynë në zyrë dhe qëlluan. Kanë qenë dhe të tjerë në zyrë jo vetëm sekretari i PD. Nuk mund ta konceptojmë dot se si mund të përfshihen efektivë policie në këtë ngjarje.