Lajme

Greva ‘paralizon’ Gjermaninë, transportet në kaos, shkak bojkoti nga punonjësit

03/07/2024 18:18
nga:Y I

Miliona udhëtarë në Gjermani janë përballur me kaosin për shkak të nisjes së grevës dyditore kombëtare në sektorin e transporteve.

Rreth 80% e shërbimeve hekurudhore u ndërprenë si pasojë e bojkotit të punës. Sindikatat kërkojnë rritje prej 12.5% të pagave për punonjësit dhe reduktimin e orëve të punës nga 38 në 35.

“Është një bezdi e madhe dhe sinqerisht nuk e kuptoj nëse kërkesat e tyre, disa prej të cilave janë të justifikuara, duhet të kërkohen me mënyra kaq të ashpra”.

“Më duhet të kthehem në Itali dhe shpresoj që treni i vetëm që është të më çojë atje”.

Edhe udhëtimet e brendshme e ndërkombëtare ajrore janë prekur, me ekuipazhet e kompanisë “Lufthansa” që i janë bashkuar grevës.

Për pasojë 2 mijë fluturime mund të anulohen nga e enjtja deri të premten, duke lënë në tokë 200 mijë pasagjerë. Negociatat vijojnë, por frika për greva të tjera mbetet.

/Euronews Albania/