Showtime

Greta Koçi zbulon gjininë e fëmijës që pret ta sjellë në jetë

09/14/2023 09:02
nga:Y I

Disa ditë më parë, Greta Koçi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka zbuluar disa sekuenca videosh nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë.

“Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë”, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, ku shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakosur, duke mos zbuluar gjininë e fëmijës”, tha ajo.

Ndërkohë që të gjithë nisën aludimet se cila do të ishte gjinia e fëmijës, këngëtarja ka marrë vendimin t’jua bëj të ditur të gjithëve ndjekësve të saj, se është në pritje të një djali.

Greta ka zbuluar gjininë e fëmijës përmes një postimi të bërë ditën e sotme në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një fotografi me dy tullumbacë blu në dorë. Këngëtarja ka falenderuar të gjithë fansat për urimet e bëra.

“Është djalë! Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja”, ka shkruar këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)