Showtime

Gresa: Unë dhe Andi nuk jemi çift, i kam treguar se nuk jam njeri normal

01/06/2023 20:29
nga:G B

Pak para nisjes së natës Prime të spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, Lugati dhe Gresa kanë folur për lidhjen e kësaj të fundit me Andin.

Ajo ka thënë se dëshiron që gjërave në raport me Andin, t’iu shkojë avash.

“Unë i kam thënë prej fillimit i ke hy ‘llugave’ me mua, se as vet nuk e di si zgjohem, kam pesë minutat e mia. Unë nuk jam normal, më beso nuk jam njeri normal”, i ka thënë Gresa, Lugatit.

Ndërkaq, Lugati ka thënë se duhet që dyshja t’i japin kohë njëri-tjetrit për tu njohur më mirë, por Gresa e ka mohuar të jetë në një lidhje me Andin.

“Nëse don me përballu mirë ama na nuk jemi ‘couple’ (çift). Ai mirë është se krejt i ka ama unë nuk jam mirë”, ka thënë ajo.