Showtime

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident

03/03/2025 09:17
nga:G B

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Gresa Gashi ka bërë aksident me veturë në një lagje të Prishtinës.

Gresa ka publikuar në Tik Tok pamjet e aksidentit ku shihet se është e përfshirë edhe një veturë tjetër.

Aktorja u shpreh se është tronditur nga aksidenti pasiqë goditja nga vetura ishte në anën e shoferit.

‘’Unë nuk jam bash bash mirë, por okej… shnosh’’, ka thënë në video aktorja derisa ishte duke shkuar në stacion të Policisë.