Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Gresa gjatë mbrëmjes së sotme ka pësuar një lëndim në gju, incident ky që ndodhi në dhomën e gjumit të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Menjëherë pranë saj kanë shkuar Arta dhe Andi, teksa ky i fundit i ka dhënë edhe ndihmën e parë, duke e ndihmuar Gresën.
E gjitha ka ndodhur përderisa ajo dhe banorët e tjerë po luanin fshehurazi në shtëpi.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.


