Lajme

“Greqia s’ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës”/ Musliu-Shoshi: Pushtetit s’po i kryejnë punë as këshilltarët si Ganiu

02/12/2024 18:45
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit grek se “Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës”, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, thotë se pushtetit s’po i kryejnë punë as këshilltarët si Gani Jakupi.

Deputetja ka shtuar se nën qeverisjen Kurti 2 s’ka asnjë njohje e asnjë anëtarësim.

Postimi i saj i plotë:

Kryeministri Grek tha se “Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës”.. as këshilltarët si Ganiu nuk po i bëjnë punë pushtetit!

Nën qeverisjen Kurti2 nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim!