Lajme

Greqia regjistron mbi dy mijë raste të reja me koronavirus

07/08/2021 22:17
nga:Y I

Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja me koronavirus në Greqi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 2107 raste të reja dhe 10 viktima, ndërsa numri i të intubuarve aktualisht në spitale është 153.

Krahasuar me ditën e mërkurë rritja e është e konsiderueshme, pasi dje ishin 1820 raste, ndërsa sot kjo shifër kapërceu.

Në javët e fundit nga dita në ditë rritja ka qenë serioze duke shkaktuar alarm te institucionet e shëndetësisë mbi masat e mbrojtjes, ndërsa pas duket se qëndron varianti “Delta”. Ekspertët kanë parashikuar se në ditët në vijim rritja do të vazhdojë, ndërsa pikun pritet që ta arrijë në muajin gusht.

/Ballkaweb/