Lajme

Greqia lë anash konfliktin me Turqinë pas tërmetit: Po nisemi të ndihmojmë menjëherë

02/06/2023 12:12
nga:G B

Greqia ka harruar për pak kohë përplasjet me Turqinë pasi këtë të fundit e goditi një tërmet i fuqishëm që deri tash, la të vdekur mbi 900 persona.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë të ditur se shteti i tij ka filluar mobilizimin e resursve për t’i dalë në ndihmë Turqisë.

Ai u shpreh i trishtuar me bilancin e viktimave.

“I trishtuar thellësisht nga fatkeqësia shkatërruese e tërmetit në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë.